Çfarë ndodhi në Selenicë? E gjithë dinamika e ngjarjes

Pasditen  e së premtes Ritvan Zykaj ka qëlluar 8 persona duke i lënë ata të vdekur në fshatin Resulaj të Selenicës.

Ngjarja është ndër më të rëndat të ndodhura në një ditë, në të paktën 20 vitet e fundit në vendin tonë.

Autori i vrasjes është aktualisht i arratisur, dhe në kërkim të tij janë vënë, forcat RENEA, FNSH dhe Forcat Delta të cilat po krehin fshatin, pasi autori dyshohet të jetë në një shtëpi.

Gjetja e autorit është mjaft e vështirë pasi ai siç raportoi Dritare.net e njeh mjaft mirë zonën, dhe i ndihmuar edhe nga errësira ai mund të qëndrojnë në arrati  për një kohë të pacaktuar.

Autori i ngjarjes së rëndë, ka punuar si çoban, dhe  Dritare.net mëson se ai nuk vuante nga ndonjë problem mendor, sikundër u raportua në fillim.

Familjarët e autorit janë marrë në pyetje nga policia e Vlorës, ndërsa 8 viktimat janë dërguar në morgun e Spitalit të Vlorës.

Si ndodhi ngjarja?

Mësohet se para dy javësh 24-vjeçari është dhunuar nga një familjar i tij,  dhe kjo ngjarje mund të jetë për shkak të hakmarrjes.

Gjithashtu, dyshohet se ngjarja mund të lidhet me konflikte pronësie, ose për shkak të disa pulave që kanë hyrë në bahçen e autorit.

Familja Zykaj kishte akuzuar autorin e krimit, se i kishte vjedhur 4 pula deti, dhe ky i fundit duket se është hakmarrë për akuzën, në mënyrën më të ashpër.

LEXO DHE :  Pasi të shikoni këto foto, do të doni të ktheni kohën pas

Një tjetër dyshim është se, autori ka qenë me familjarët e tij dhe disa nga viktimat, në një drekë, dhe pas ardhjes në shtëpi ai në gjendje të dehur ka marrë kallashnikovin dhe ka shprazur 2 karikatorë tek të afërmit.

Sipas raportimeve, Ridvan Zykaj ka hyrë fillimisht në shtëpinë e gjyshërve të tij, duke i qëlluar ata me kallashnikov.

Më pas ai ka vrarë  2 anëtarë të familjes së xhaxhait të tij.

Pas këtyre vrasjeve, ai ka shkuar tek shtëpia e xhaxhait tjetër ,për të vrarë edhe 4 persona të tjerë, respektivisht duke shuar një familje, dy bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre

8 viktimat nga një trung familjarë

1-Demir Zyka, 76 vjeç, Vëllai i gjyshit të autorit

2- Ferie Zyka, 78 vjeçe, Gruaja e Demirit

3-Besim Zyka, 42 vjeç, Djali i Demirit

4-Vasilika Zyka, 40 vjeçe, Gruaja e Besimit

5-Sara Zyka, 15 vjeçe Vajza e Besimit

6-Ledjon Zyka, rreth 6 vjeç, Djali i Besimit

7-Azem Zyka, 49 vjeç Djali i Demirit

8-Afërdita Zyka, 47 vjeçe Gruaja e Azemit.

Policia ka bërë thirrje për të gjithë banorët, që të lajmërojnë nëse e shohi natë, për shkak se ai është konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë.

Gjithashtu policia ka një urdhër, se nëse ai gjendet dhe bën rezistencë të vritet.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe Ministri Fatmir Xhafaj, dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.