Çfarë ndodh me trupin tuaj, kur rrini ulur gjatë në punë!
Dritare.net
1. Deformim i shtyllës kurrizore
Të gjithë e dimë se nuk duhet të qëndrojmë 6-8 orë ulur, sepse deformohet shtylla kurrizore. Pozicioni i uljes është shumë i panatyrshëm, dhe forma e palcës kurore nga S transformohet në C. jo vetëm shtylla kurrizore deformohet, por edhe muskujt e stomakut.
2. Sistemi kardiovaskular
Mungesa e aktivitetit fizik mund të çojë në sëmundje të sistemit kardiovaskular. Kur rrini ulur, muskujt e trupit dobësohen dhe qarkullimi i gjakut ngadalësohet. Kur nuk bëni aktivitet fizik, mund të vuani arteriosklerozën.
3. Variçe
Ulur në karrige për disa orë, dhe reduktim i qarkullimit të gjakut do të shkaktojë variçe, të cilat zakonisht shfaqen te gratë. Është edhe e trashëgueshme, por ndodh te gratë që rrinë me këmbët e kryqëzuara. Pra, duke mos rrjedhur normalisht gjaku, ai mpikset dhe bllokon enët e gjakut.
4. Obeziteti
Obeziteti ka sjellë shumë sëmundje. Kaloritë nuk digjen , por përhapin më shumë yndyrë në trup, kur ju rrini ulur. Kështu, ngadalësohet procesi i djegies së dhjamit.
5. Muskujt dhe kockat
Qëndrimi ulur ndikon shumë keq në inde dhe kocka. Muskujt e trupit dobësohen. Ulja gjithë ditën çon në osteoporozë. Është situata kur trupi dobësohet, dhe bëhet e vështirë të mbash pozicionin ulur. Trupi humb forcën dhe bëhet i brishtë.
6. Stres dhe ankth
Të punosh shumë vite ulur, çon në një stres psikologjik dhe ankth. Mungesa e aktivitetit rrit rrezikun e depresionit. Njerëzit fillojnë të qëndrojnë vetëm dhe izolohen. Aktiviteti fizik ju man më të ekuilibruar dhe rregullon problemet me stresin, ankthin dhe depresionin./E.B-dritare.net