Çfarë ndodh me trupin, kur nuk shprehni gjithë zemërimin që ndjeni!

Zemërimi është një ndjenjë shumë e frikshme, që mund t’ju nxjerrë jashtë kontrolli. Megjithatë, të shprehësh çfarë ndjen është shumë gjë e mirë, por çfarë ndodh kur nuk shprehni zemërimin. Dritare.net do ju tregojë, se pse nuk duhet të mbani brenda gjithë ndjenjën negative të zemërimit.

Rreziku i sëmundjeve koronare rritet

Zemërimi lidhet me zemrën, dhe ndikon në sëmundjet koronare, pasi ajo ndjenjë rrit testosteronin dhe formimin e tombrocideve. Nëse nuk hiqni qafe zemërimin, dhe duke qëndruar në gjendje të tensionuar, tensionohen dhe arteriet duke i dobësuar ato.

Rritet rreziku i goditjeve në tru

Mbajtja brenda e zemërimit, rrit rrezikun e goditjes në tru, sepse arteriet janë më të ndjeshme ndaj ngushtimit, kur jeni të zemëruar. Zemërimi i pandërprerë mund të zvogëlojë qarkullimin e gjakut në tru.

Dobësimi i sistemit imunitar

Kur ju e mbani zemërimin brenda, sistemi imunitar zvogëlon mbrojtjen trupore. Kjo bën që trupi të mos jetë më i fuqishëm, të vetëmbrohet nga faktorët dëmtues.

LEXO DHE :  Brexit/ BE i thotë jo kryeministres britanike May, për rinegocim të marrëveshjes

Shkakton depresion

Zemërimi përkeqëson depresionin, sepse bën që të shqetësoheni nga ndjenjat tuaja. Duke mos e shprehur çfarë ndjeni, e gjitha ajo ndjenjë do qëndrojë në trup. Gjithashtu, zemërimi, mund të kontribuojë edhe  në  ndjenjën e viktimizimit dhe sulmit, stresit e akthit.

Bie kapaciteti i mushkërive

Kur ju zemëroheni, trupi punon më shpejt dhe frymëmarrja shtohet, duke dëmtuar kështu mushkëritë. Kur ju mbani zemërimin brenda, do keni shumë nxehtësi në trup, dhe kapaciteti i ajrit do jetë i ulët.

Rritet tensioni i gjakut

Kur ju jeni të zemëruar, zemra punon më shpejt për shkak të presionit të lartë të gjakut. Nëse ju nuk e shprehni zemërimin, tensioni do jetë dyfish më i lartë./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.