Çfarë ndodh me trupin, kur nuk bëni dush çdo dy ditë!

Ju nuk duhet ta anashkaloni kaq shumë dushin. Ne të gjithë i kemi këto mëngjese, kur themi: duhet të përgatitemi, të dukemi në formë për punë, të përgatisim mëngjesin, të sigurohemi që fëmijët kanë ngrënë e  janë veshur, gati për të shkuar në shkollë. Me gjithë këto telashe në mëngjes, harrojmë të bëjmë edhe dush.

Kjo është totalisht në rregull, por vetëm nëse ju bëni një dush mëngjesin tjetër. Nëse  shmangni dushin për dy ditë rresht,  disa procese ‘fatkeqe’ ndodhin brenda trupit tuaj, dhe ju nuk i dëshironi. Nga 1000 baktere dhe 40 llojet e kërpudhave që çdo qenie njerëzore mbart në organizëm, ekziston edhe një çift që është i dëmshëm për shëndetin, informon dritare.net

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 13 nëntor 2018

Kur ju laheni ato largohen, por nëse e anashkaloni dushin e mëngjesit për dy ditë rresht, këto baktere të rrezikshme qëndrojnë në trup dhe rriten. Ju nuk do të sëmureni nëse nuk laheni  çdo dy ditë rresht, por nëse kjo zgjat bakteret rriten në trup. Ato hyjnë në trup përmes syve, hundës, gojës dhe ju do të sëmureni. Përveçse janë të dëmshme për shëndetin, këto baktere shkaktojnë edhe erë të keqe në trup. Pra nëse bëni një dush të mirë në mëngjes, i bëni një nder vetes dhe njerëzve pranë jush./Përshtati; Kadrije Çako/dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.