Çfarë kolegu jeni në bazë të shenjës tuaj astrologjike
Dritare.net
Dashi
Ju personat e shenjës së dashit jeni punonjës gati për çdo lloj sfide. Si kolegë jeni dinamikë dhe të dashur, por dëshirat për konkurrencë dhe pushtet mund t'iu bëjë edhe disi konfliktualë.
Demi
Në punë ju demat jeni të sinqertë dhe diskretë. Integroheni lehtësisht në ekip, por kur dikush mundohen t'iu ndryshojë zakonet mund të ndryshoni sjellje. Ju gjithmonë doni kohën tuaj për të bërë diçka dhe e keni inat kur dikush ngatërrohet në punët tuaja.
Binjakët
Duke qenë natyre kureshtare ju binjakët jeni kolegë të këndshëm dhe plot ide për t'i çuar projektet përpara. Megjithatë në disa momente mund të shpërqendroheni, e në disa të tjera të inatoseni për shkak se nuk e pëlqeni hierarkinë.
Gaforrja
Punonjës mjaft kreativë, ju gaforret frymëzoni besim tek shefat dhe kolegët tuaj. Tek ju mund të mbështeten të gjithë. Nga ana tjetër nuk pëlqeni kur ju kritikojnë dhe mbylleni në vetvete.
Luani
Në punë ashtu si dhe në jetën e përditshme, ju luanët doni të bini gjithmonë në sy. Ju nuk e duroni dot indiferencën e kolegëve dhe mund të ecni para vetëm kur ju vlerësojnë e ju përgëzojnë për arritjet.
Virgjëresha
Te devotshëm, perfeksionistë dhe shumë të organizuar ju jeni punonjës të shkëlqyer. Si jeni si koleg? Sërish shumë të mire, modeste dhe ndihmoni këdo pa kërkuar gjë në këmbim.
Peshorja
Ju të shenjës së peshoret jeni kolegë idealë. Gjithmonë bëni maksimumin për të përmbushur detyrat e dhëna, respektoni hierarkinë dhe dini si te veproni me diplomaci në çdo rast.
Akrepi
Ju akrepat keni aftësinë të ndërmerrni shume përgjegjësi në punë dhe të menaxhoni edhe sosje të vështira, por autoritetin nuk e duroni dot. Me kolegët jeni disi të mbyllur.
Shigjetari
Ju shigjetaret dini të punoni në grup, i bëni kolegët të ndihen mire dhe dini të motivoni. optimizmi dhe komunikimi ju shoqërojnë ngaherë dhe ju bëjnë kolegë të pëlqyer.
Bricjapi
Ambiciozë dhe të zotët ju bricjapët mendoni mbi të gjitha për produktivitetin. Në punë ju shkoni për të mbushur detyrimet, jo për t'u tallur dhe nuk harxhoni shume kohë me kolegët. Nuk jeni shumë të afruar me ta.
Ujori
Ju ujorët keni metoda punë shumë të çuditshme, por nëse ju lenë të shpreheni arrini të bëni mrekulli. Si koleg jeni vizionar, stimulues dhe motivues.
Peshqit
Me një natyrë ëndërrimtari, ju peshqit jeni shumë kreativë. Megjithatë për të ecur përpara në punë ju duhet siguri dhe inkurajim. Si kolegë nuk janë shumë të qëndrueshëm pasi gjithçka varet nga ata që i rrethojnë. Nëse iu ofrojnë qetësi dhe nuk i vënën nën trysni marrëdhënia me këdo është ë mirë./dritare.net