Çfarë i tha Rama grupit parlamentar pas varrimit

Rama: Sapo u ktheva nga varrimi i Mid’hat Frashërit dhe ndihem pak i lodhur, por nuk mundja të  rrinim pa sqaruar pozicionin tonë lidhur me këtë figurë të ndritur të Shqipërisë.

Kam kënaqësi të veçantë në këto momente edhe për faktin se zotimet që mora në vitin ’91 në PD, por nuk më la Sali Berisha, t’i realizoj, më së fundmi ka ardhur dita që të bëhen realitet.

E vërteta është që më duhet të realizoj edhe premtimin e fundit, atë të varjes së komunistëve në shtyllat e elektrikut…..

(Heshtje në sallë)

Nuk e kam fjalën këtu për shokun Gramoz…

Gramoz Ruçi: Në fakt unë kam pasur një xhaxha me Ballin, por e kam fshehur në biografi. Nga skema që njëri duhet të shkonte me ballin dhe tjetri me partinë, mua më ra për hise të shkoja me partinë.

Rama: Më lehtësove. Tani na duhet të gjejmë ku ka komunistë.

Gramoz Ruci: Ka te PD-ja ca, po andej nuk është mirë të afrohemi.

Rama: Do flas një herë me Lulin unë, se mbase i dorëzon.

Peleshi: Edhe unë kam pasur kushërinj me Ballin

Zë nga salla: Edhe unë…

Zë tjetër: Edhe unë kam pasur tre ballistë

Rama: Shumë bukur. Ja pra e shikoni që partizanët nuk kanë shkrepur asnjë dyfek, përkundrazi, kanë hedhur poshtë edhe luftën e paraardhësve tuaj.

Zë nga salla: Lere ç’kemi hequr.

Senida: Edhe na kena pas do ballista n’xhins ton, po s’kena mujt me fol se quheshim të deklasum.

Rama: Bukur. Ku mund të gjejmë ca komunistë?

Gramozi: E ku t’i gjejmë a lumëmadh? Kush nuk ka vdekur, nuk dalin nga shtëpia se nuk i lë prostata.

Rama: Bukur fare, ata të varim. Me këtë rast shpëtojnë edhe nga hallet.

Ruci: Do na kërkojnë pensione lufte këta ballistët.

Rama: E zgjidhim atë punë. Hiqja fondet organizatës së veteranëve dhe jepja këtyre. Apo të bëjmë ndonjë tender? Po, po, bëjmë tender.

Vazhdojmë me pikën dy. Shoku Tauluant do të vazhdojë këto kohë të merret me Lul Bashën. Kjo u mjafton veteranëve të ksehasen

Taulanti: Mirë, mirë, po në votime si do të shkojë puna?

Rama: Mos kini frikë. Nuk janë më ata të parët. Këta besuan se Mehmeti ishte agjent vetëm se ia u tha komandanti, jo pastaj të mos më besojnë mua kur u them se i dua shumë. Ai  5 mijë lekshi që do u japim për vit të ri, i rregullon punët.

Tani na duhet të largohemi te dreka e mortit. Kini parasysh që të gjithë të jeni të veshur me të zeza dhe sytë t’i keni me lot, si Lindita sot/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.