Çfarë është teknologjia VAR që po dikton kampionatin botëror?
Dritare.net
Në minutën e 65 përmes teknologjisë VAR gjyqtari akordoi penallti për Suedinë dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 1:0 për suedezët.
Por çfarë është teknologjia VAR?
Ky sistem ka të bëjë me rishikimin e pamjeve filmime të një episodi të diskutueshëm që ndodh në fushën e lojës.
Gjyqtari informon vëzhguesit e sistemit, ose e anasjellta, sistemi informon arbitrin përmes kufjeve se ka një rast të diskutueshëm. Videoja e momentit të diskutueshëm rishihet disa herë, ndërsa gjyqtari informohet përmes kufjeve për vendimin që duhet të marrë.
Janë katër raste kur këtij sistemi, futboll i kërkon ndihmë:
1-Në rastet kur diskutohet, nëse goli është i rregullt ose jo. Përshembull, nëse lojtari ka kryer faull para se të shënojë ose jo.
2-Në rastin kur kërkohet vendim i saktë për të akorduar kartonë të verdhë ose të kuq.
3-Në rastet e akordimit të penalltive.
4-Në rastet kur duhet përcaktuar saktë identiteti i futbollistit që duhet ndëshkuar me karton të verdhë ose të kuq, pra për të mos ngatërruar lojtarin që do të ndëshkohet.
Në fillim të përdorimit të kësaj teknologjie bota ishte e ndarë për përdorimin e saj, pasi disa e quanin si humbje të shijes së futbollit./ I.M-Dritare.net