Çfarë është NATO, për çfarë shërben, sa shpenzon secili vend për mbrojtje dhe çfarë është Neni 5?
Dritare.net
NATO u formua pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur një grup kombesh u bashkuan me forcat kundër kërcënimit në rritje të Bashkimit Sovjetik.
Më poshtë mund të gjeni gjithçka që duhet të dini në lidhje me NATO-n.
NATO, ose Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, është një aleancë ushtarake ndërqeveritare e themeluar në vitin 1949.
Ajo u formua me nënshkrimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut në vitin 1949 nga 12 shtetet anëtare - Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Hollanda, Norvegjia, Portugalia, Britania e Madhe dhe SHBA.
Që atëherë ajo është zgjeruar në 28 shtete anëtare, me vende që përfshijnë Gjermaninë, Spanjën, Greqinë dhe Turqinë, duke përfaqësuar një popullsi prej më shumë se 900 milionë banorësh.
Organizata konsiderohet të jetë aleanca ushtarake më e madhe dhe më e fuqishme në histori.
Është e angazhuar për lirinë individuale, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit me të gjitha vendimet e marra me konsensus.
Selia e përhershme e NATO-s është në Bruksel ku Sekretari i Përgjithshëm kryeson organe të larta vendimmarrëse.
Sekretari i Përgjithshëm i tanishëm është ish-kryeministri i Norvegjisë Jens Stoltenberg.
Krerët e qeverisë dhe shtetit janë takuar në 26 takime të NATO-s që nga viti 1949 - më e fundit në Poloni në korrik 2016.
Cilat janë synimet e NATO-s?
NATO synon të mbrojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake.
U krijua kryesisht për ta mbajtur Evropën të sigurt duke e penguar çdo sulm.
Në vitin 1949 kjo përfshinte ndalimin e zgjerimit sovjetik, duke parandaluar një ringjallje të militarizmit nacionalist në Evropë dhe duke inkurajuar integrimin politik evropian.
Por, me kalimin e kohës organizata ka ndryshuar dhe në vitet e fundit është bërë gjithnjë e më e fokusuar në ruajtjen e paqes.
Si na siguron NATO-ja?
NATO është e njohur për Nenin 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, në të cilin anëtarët zotohen të vijnë në ndihmë çdo shtet anëtar nën sulm.
Neni 5 është përdorur vetëm një herë, pas sulmeve të 11 shtatorit në Amerikë.
Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Donald Trump ngriti dyshime mbi besimin e tij në parimin e mbrojtjes së përbashkët, sepse ai shihte se disa anëtarë të NATO-s nuk po paguajnë për NATO.
Pra, në qoftë se një shtet anëtar sulmohet, sulmuesi duhet të shkojë në luftë me të gjithë anëtarët, përfshirë SHBA.
Në vitin 1995 ajo ndihmoi në përfundimin e luftës në Bosnje-Hercegovinë dhe në vitin 1999 punoi për të ndaluar vrasjet masive në Kosovë duke bombarduar Serbinë.
NATO ka qenë në Afganistan në misionet kundër terrorizmit që nga viti 2003 dhe në vitin 2011 kanë shuar për të mbrojtur popullin e Libisë.
Ajo ka ofruar mbështetje pasi Europa përballet me krizën e refugjatëve dhe migrantëve.
Cilat janë shpenzimet e mbrojtjes së shteteve anëtare?
Një raport i lëshuar nga NATO - duke përdorur shifrat nga Ministria e Mbrojtjes e çdo shteti anëtarë - tregon pagesat nga një qeveri kombëtare për forcat e saj të armatosura.
Të dhënat janë përditësuar për vitin fiskal 2015/2016 dhe Islanda nuk është përfshirë, pasi nuk ka forca të armatosura./ I.M-Dritare.net
- Albania - 16.6billion Leks
- Belgium - 3.8billion euros
- Bulgaria - 1.1billion Leva
- Canada - 19.4billion Canadian dollars
- Croatia - 4.5billion Kunas
- Czech Republic - 47.2billion Koruny
- Denmark - 22.6billion Kroner
- Estonia - 423million euros
- France - 39.1billion euros
- Germany - 35.8billion euros
- Greece - 4.1billion euros
- Hungary - 315.9billion Forint
- Italy - 17.6illion euros
- Lativa - 254million euros
- Lithuania - 425million euros
- Luxembourg - 225million euros
- Netherlands - 7.8billion euros
- Norway - 46.8billion Kroner
- Poland - 39.9billion Zlotys
- Portugal - 2.3billion euros
- Romania - 10.3billion New Lei
- Slovak Republic - 889million euros
- Slovenia - 361million euros
- Spain - 10billion euros
- Turkey - 32.5billion Liras
- United Kingdom - 38.9billion pounds
- United States - 641.2billion US dollars