Çfarë është inteligjenca emocionale dhe pse na shërben!

Kur inteligjenca emocionale iu prezantua për herë të parë masave si term i ri, ajo shërbeu si një mundësi për të shpjeguar një fakt paradoksal të zbuluar nga studimet: njerëzit me një inteligjencë mesatare në 70% të rasteve performonin në punë më mirë se ata që kanë IQ (niveli i inteligjencës) më të lartë. Kjo anomali hodhi dyshim të madh mbi atë që njerëzit e konsideronin si shkakun e vetëm të suksesit, inteligjencën. Dekada të tëra kërkimesh tashmë vërtetojnë se inteligjenca emocionale është një faktor kyç që dallon “yjet” e një ekipi nga pjesa tjetër.

 

Inteligjenca emocionale është diçka që të gjithë e posedojmë deri diku, por nuk mund të përcaktohet thjesht. Ajo ndikon në mënyrën sesi sillemi, si përshtatemi me situata komplekse sociale dhe sesi marrim vendime personale për të arritur rezultate pozitive. Inteligjenca emocionale përbëhet nga elementët bazë të aftësive tona që kombinohen me dy faktorë: kompetenca personale dhe kompetenca sociale.

Kompetenca personale kompromenton ndërgjegjen dhe aftësitë e vetë-menaxhimit, pra fokusohet tek ne individualisht dhe tek ndërveprimet personale që kemi me njerëzit e tjerë. Kompetenca personale është aftësia jonë për të qenë të vetëdijshëm për emocionet tona dhe për menaxhimin e sjelljeve dhe tendencave që kemi.

Ndërgjegja është aftësia jonë për të perceptuar emocionet siç duhet dhe për të qenë të vetëdijshëm teksa i përjetojmë.

Vetë-menaxhimi është aftësia jonë për të përdorur ndërgjegjen e emocioneve për të qenë fleksibël dhe dhe për të kanalizuar ndjenjat tona drejt një sjelljeje pozitive.

Kompetenca sociale përbëhet nga ndërgjegja jonë sociale dhe aftësitë tona për të ndërvepruar me të tjerët. Kompetenca sociale na lejon të kuptojmë gjendjen shpirtërore të të tjerëve, sjellen dhe motivet e tyre në mënyrë që të mund të përgjigjemi efektivisht dhe të përmirësojmë cilësinë e marrëdhënieve tona.

Ndërgjegja sociale është aftësia jonë për të kuptuar emocionet e vërteta të të tjerëve dhe për të parandjerë se çka ndodh rreth nesh.

Menaxhimi i marrëdhënieve është aftësia jonë për të menaxhuar emocionet tona dhe të tjerëve në mënyrë që të kemi marrëdhënie të suksesshme me ta.

Inteligjenca emocionale, Inteligjenca dhe personaliteti janë gjëra të ndryshme

Inteligjenca emocionale i referohet një elementi thelbësor të sjelljes njerëzore që është e dallueshme nga inteligjenca apo zgjuarsia në vetvete. Nuk është zbuluar ende një lidhje e drejtpërdrejtë mes inteligjencës emocionale dhe inteligjencës. Thjesht nuk mund të parashikohet ose të vlerësohet se çfarë inteligjence emocionale mund të ketë një njeri vetëm duke i parë inteligjencën e tij. Inteligjenca është aftësia për të mësuar dhe qëndron pothuajse e njëjtë dhe në adoleshencë dhe në moshën 50-vjeçare. Inteligjenca emocionale nga ana tjetër është një set aftësish fleksibile dhe që mund të ndryshojnë apo përmirësohen me kalimin e kohës. Ndonëse disa njerëz janë më emocionalisht inteligjentë se të tjerët prej natyrës, ne mund të zhvillojmë inteligjencën tonë emocionale edhe nëse nuk kemi lindur me të.

LEXO DHE :  Ja 6 gjërat që duhet të bësh çdo javë, për një jetë më të mirë

Personaliteti është copëza e fundit e këtij puzzle-i. Është ajo që na përkufizon si qënie njerëzore. Personaliteti është rezultati i preferencave tona dhe prirjeve ekstroverte dhe introverte që kemi. Megjithatë, ashtu si inteligjenca as perosanliteti nuk mund të përdoret si matës për inteligjencën emocionale. Edhe personaliteti ashtu si dhe inteligjenca nuk ndryshojnë në mënyrë radikale gjatë jetës së një njeriu.

Njohja e inteligjencës emocionale na lejon të parashikojmë performancën e dikujt në punë

Sa shumë impakt ka inteligjenca emocionale në profesionin tonë? Përgjigja e shkurtër është: “Shumë”. Ajo është një mënyrë e fuqishme për të fokusuar energjinë tonë një vend të caktuar. TalensSmart testoi inteligjën emocionale së bashku me 33 aftësi të tjera të lidhura me performancën në punë dhe doli në konkluzionin se ajo është një nga indikatorët më të rëndëishëm të suksesit në karrierë për 58% të profesioneve të ndryshme.

Inteligjenca jonë emocionale është baza e një numri të rëndësishëm aftësisht që ndikojnë në pjesën më të madhe të gjërave që themi dhe bëjmë gjatë ditës.

Mbi të gjithë njerëzit që janë studiuar në lidhje me këtë temë, 90% e njerëzve që kishin performancë të lartë në punë u zbulua se kanë inteligjencë emocionale të lartë. Por, çuditëisht edhe 20%-shi që performonte më keq kishin inteligjencë të lartë emocionale. Mund të jesh një profesionist i suksesshëm edhe pa pasur nivele të larta inteligjence emocionale, por mundësitë për këtë janë të pakta.

Natyrisht, njerëzit me nivele të larta inteligjence emocionale fitojnë më shumë para (rreth 29.000 dollarë më shumë në vit), sesa njerëzit me më pak inteligjencë emocionale. Lidhja mes inteligjencës emocionale dhe fitimeve është sipas studimeve shumë e drejtpërdrejtë për të gjitha llojet e industrive dhe punëve në të gjithë botën. Çdo punë e rëndësishme dhe me pagë të lartë kërkon që zotëruesi i saj të ketë inteligjencë të lartë emocionale.

Ti mund të rritësh inteligjencën tënde emocionale

Inteligjenca emocionale e ka pikënisjen e saj fizike në shtyllën kurrizore. Ndjeshmëritë e para nervore nisen prej aty dhe hyjnë në pjesën e përparme të trurit atje ku formohety gjykimi racional dhe gjenerohen emocionet. Kështu arrin të krijohet së bashku më agrumentin logjik edhe një emocion për një të dhënë apo ngjarje dhe për këtë shkak është e rëndësishme të njohim sesi logjika jonë lidhet me emocionet dhe të përpiqemi ta kontrolloojmë këtë proces./tiranapost.al

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.