Çfarë duhet të veshim në plazh kur i kemi kaluar të 40-tat

Fatkeqësisht vitet kalojnë dhe trupi jonë ndryshon. Kur shohim ata që janë më të rinj në plazh sigurisht që kuptojmë se trupi jonë është ndryshe megjithëse në mund të jemi përpjekur ta mbajmë mirë.

Ajo që na mbetet në dorë është vetëm të kemi kujdes në zgjedhjen e veshjeve të plazhit.

Kështu nëse më parë zgjidhnim çfarë të donim se na qëndronte mirë, në këtë moshë duhet të kemi shumë kujdes. Madje edhe veshjet e rastësishme dhe të thjeshta nuk janë më një zgjidhje. Edhe ushqimi në plazh duhet të reduktohet, pasi tashmë trupi nuk djeg njësoj.

Duhet të kemi kujdes sepse mundësia për t’u dukur qesharake është shumë e madhe kështu që duhet të tregohemi të zgjuar. Aq shumë na streson kjo situatë saqë ndonjëherë në vjen të mos shkojmë fare në plazh. Por zgjidhja nuk është kjo. Ndiqni këshillat që sjell për ju Dritare.net.

LEXO DHE :  Dhuna në familje, ndryshon ligji/ Urdhër mbrojtjeje jo vetëm bashkëshortja, edhe e dashura

E bardha

E bardha është gjithmonë në modë dhe dukesh glamur. Një mantel i bardhë ose një fustan i thjeshtë i bardhë është gjithmonë in.

Shalli nuk duhet të mungojë

Një shall hyn gjithmonë në modë ai mund të lidhet në shumë mënyra në qafë, në mes, etj. Mundohuni të zgjidhni ngjyra të forta ato tërheqin vëmëndjen duke mos bërë që sytë të shkojnë në defektet që kemi.

Vijat

Vijat janë perfekte për këtë moshë mund të zgjidhni një bluze të hollë me vija, një palë pantallona të shkurtra, por edhe në kostume plazhi duket perfekte .

Asnjëherë pa kapele

Përveçse ju mbron fytyrën nga dielli, kapelja ju bën të dukeni më me klasë dhe më elegantë. Të këshillueshme janë kapelet me strehë të madhe. V.D/Dritare.net/

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.