Çfarë duhet të hani për të forcuar shëndetin mendor

Truri është shtëpia  e mendjes tuaj, është organi më i fuqishëm i njeriut, dhe kërkon një sasi të duhur ushqyerje, për punuar mirë. Mosushqyerja e saktë e trurit sjell me vete pasoja negative.

Për këtë arsye dritare.net do t’ju tregojë se çfarë ushqimesh duhet të konsumoni, për një shëndet mendor më të mirë.

Ushqime të pasura me Omega-3

60% e trurit është e përbërë me yndyrë, kështu për një shëndet optimal të trurit, ju duhet të siguroheni për t’i dhënë sasinë e nevojshme të ynyrave. Yndyrat duhet të jenë të një cilësie të lartë, dhe një nga ato është Omega-3. Është një lëndë esenciale që formon shtresën sipërfaqësore të qelizave në tru. Mosmarrja e mjaftueshme e Omega-3, ndikon në zhvillimin e trurit. Burimet më të mira të Omega-3 vijnë nga ushqime të tilla si arra, fara chia, sardele, salmon vezë dhe vaj peshku.

Magnezi

Magnezi është minerali kryesor i funksionimit të trurit, dhe është i njohur për qetësimin nervor. Gjithashtu, magnezi është i rëndësishëm për qindra procese metaboike në trup. Edhe pse është kaq i rëndëishëm për trurin dhe trupin, njerëzit nuk e marrin si duhet. Brimet më të mira të magnezit vijnë nga ushqime si bajame, spinaq, avokado, fasule e zezë, etj.

Vitamina B

Vitamina B është e dobishme për shëndetin mendor dhe fizik. Vitamina B e njohur edhe si Tiaminë, nevojitet për një numër të madh procesesh në trup, që përfshijnë menazhimin e energjisë tuaj. Truri përdor sasi të mëdha energjie gjatë ditës, dhe mospasja e vitaminës B, ul energjië. Tiamina nxit disponimin, energjinë pozitive dhe vigjilencën. Burimet më të mira vijnë nga farat e lulediellit, arat, thjerrëzat, fasulet e zeza, etj.

Vitamina B6

Vitamina B6 është e nevojshme për shëndetin mendor, sepse iu bën të ndiheni më të lumtur dhe gjithashtu redukton lodhjen mendore. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë nervozizëm, shpërqendrim, lodhje, dhimbje muskujsh etj. Burimi më i mirë për Vitaminë B6 është avokadoja, fistikët, sardele etj.

LEXO DHE :  Vjen reagimi i Fifit, pas fitores së Florit në ‘Këngën Magjike’

Vitamina B9

Vitamina B9 është e nevojshme për trurin për të komunikuar dhe për të rregulluar sistemin imunitar. Nivelet e ulëta të kësaj vitamin, shoqërohen me lodhje kronike, rritje nervozizmi, ankth etj. Burimet më të mira ushqimore janë spinaqi, mëlçi viçi, rukola, etj.

Vitamina B12

Vitamina B12 është e rëndësishme për ndërtimin e kockave, lëkurës, thonjëve, shëndetit të zemërës dhe sistemit imunitar. Gjashtu është e rëndësishme për shëndetin mental. Ndihmon të një memorie të mirë dhe një përqendrim të mirë. Mungesa e saj shoqërohet me humbje kujtese, depresion, ankth etj. Burimi më i mirë për vitamin B12 janë ushqime të tilla si, mëlçi viçi, sardele, salmon i egër, vezë,etj.

Vitamina C

Vitamina C është një antioksidant shumë i fuqishëm dhe i rëndësishëm për trurin tuaj. Truri konsumon shumë energji dhe oksigjen, në mënyrë që të funksionojë si duhet.  Burimet më të mira, ushqyese, nga vitamina C vijnë nga brokoli, agrumet, specat, shalqiri, dhe spinaqi.

Vitamina D

Vitamina D, sipas hulumtimeve të fundit, ndikon dhe në performancën e trurit. Nivelet e pakëta me Vitaminë D, në tru, ndikojnë në uljen e kujtesës. Burimet më të mira për këtë vitamin janë rrezet e diellit dhe tabletat Vitaminë D.

Vitamina E

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm, sepse lufton stresin oksidativ. Stresi oksidativ është një porces metabolik që ndodh në trup dhe në qeliza. Vitamina E shpesh neglizhohet nga njerëzit, por mungesa e saj shkakton dobësim të muskujve, diarre, ndëmtim të njohjes etj. Burimet më të mira të saj mund t’i merrni nga bajamet, majdanozi, ullinjtë etj.

Zinku

Zinku ndikon në performancën e neuroneve. Neurone kërkojnë zink për zhvillimin e komunikimit tuaj në mënyrë efektive. Nivelet e ulëta të zinkut sjellin, ulje të sistemit imunitar, ulje fokusi dhe përqëndrimi, diarre etj. Brurimet më të mira të zinkut vijnë nga farat e kungullit, viçi i ushqyer me bar, kërpudha, spinaqi etj./E.B-dritare.net

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.