Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 24 qershorit në Turqi!

Me datën 24 qershor populli turk do t’iu drejtohet kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme Presidenciale.

Por, përveç zgjedhjes së Presidentit populli turk do të zgjedhje edhe parlamentin e ri.

Të drejtë vote në Turqi kanë 59.39 milionë qytetarë, nga to 56.34 milionë në Turqi dhe 3.05 milionë jashtë saj.

Presidenti nuk pritet që të zgjidhet që në raundin e parë për shkak se asnjëri nga kandidatët nuk pritet që të sigurojë shumicën në Kuvend për të marrë postin e Presidentit, dhe raundi I dytë pritet që të mbahet   me datën 5 korrik.

Zgjedhjet në Turqi do të mbahen në gjendjen e jashtëzakonshme që ndodhet vendi e cila vazhdon që nga grushti i shtetit në vitin 2016.

Personi i cili fiton shumicën, në bazë të ndryshieve kushtetuese do të jetë edhe President edhe kreu i qeverisë, dhe për këtë pozicion janë 6 kandidatë:

 

Recep Tayyıp Erdoğan, President i Republikës në fuqi, kandidat i AKP-së (Adalet Kalkınma Partisi, Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit) dhe i MHP-së (Milliyetçi Hareket Partisi, Partia e Veprimit Kombëtar)

LEXO DHE :  Ja ushqimet që duhet të hani nëse jeni zënë kaps!

Muharrem Ince, kandidat i CHP-së (Cumhuriyet Halk Partisi, Partia Republikane e Popullit)

Meral Akşener, kandidate e IYIP-së (İyi Partisi, Partia e së Mirës)

Selahattin Demirtaş, kandidat i HDP-së (Halkların Demokratik Partisi, Partia Demokratike e Popujve)

Temel Karamollaoğlu, kandidat i SP-së (Saadet Partisi, Partia e Lumturisë)

Doğu Perinçek, kandidat i VP-së (Vatan Partisi, Partia e Atdheut)

Ndërsa përsa i përket  Parlamentit, në garë për të fituar ulëse janë paritë 6 parti.

Në parlamentin prej 550 ulëseve pragu për të arritur për të zgjedhur deputet është 10%, ndërsa sistemi zgjedhor është shumëemërorë proporcional me 85 zona votimi.

Partitë që marrin pjesë në zgjedhje janë:

  • Cumhur Ittifakı (Aleanca Popullore), e mbështetur nga AKP-ja, MHP-ja dhe nga BBP-ja (Büyük Birlik Partisi, Partia e Unitetit të Madh)
  • Millet Ittifakı (Aleanca e Kombit), e mbështetur nga CHP-ja, YIYP-ja, SP-ja dhe DP-ja (Demokrat Partisi, Partia Demokratike)
  • HDP-ja
  • BTP-ja (Bağımsız Türkiye Partisi, Partia e Turqisë së Pavarur)
  • HÜDAP-ja (Hür Dava Partisi, Partia e Kauzës së Lirisë)/ I.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.