Çfarë do të thoshte Sajmir Tahiri në konferencën e shtypit

Nga Dritan Hila

 

Po atë ditë që Fatmir Xhafa u largua nga posti i ministrit të brendshëm, Sajmir Tahiri kishte planifikuar një konferencë për shtyp. Spekulimet e zakonshme thonin se në këtë dalje Tahiri do të sulmonte Ramën ose e pakta do të paraqiste prova që fundosnin Xhafën, apo skenarë të tjerë apokaliptikë,

Asgjë nga këto nuk do të ndodhte. Së pari sepse Rama sado i dobët të jetë ka në dorë ta fundosë Tahirin, më keq nga sa është.

Sa i takon Xhafës, vështirë që ti kenë ndonjë material kompromentues. Çfarë kishin për ti thënë, ia thanë.

Anullimi i konferencës nuk erdhi sepse Xhafa dha dorëheqjen, për shkak se Tahiri mund të thoshte ndonjë thagmë në konferencë.  Asgjë e tillë nuk do të ndodhte. Sajmir Tahiri e anulloi konferencën e tij për një fakt të thjeshtë mediatik: Nuk do të merrte vëmëndjen duhur përpara asaj që kishte ndodhur në mëngjes dhe që ishte dorëheqja e Xhafës.

Ajo që do të thoshte Tahiri në konferencë është se dosja e Habilajve po shkon drejt përfundimit të hetimit në Itali; se emri i tij nuk është përlyer nga ky hetim; se gjithë sulmet ndaJ tij janë të kota, dhe të tjera fjalë triumfi.

Kjo natyrisht që nuk do ta kthente në politikën e rreshtit të parë, të paktën në vitet e afërta, por mund ta riqaste në rradhët e PS dhe strukturat e saj komanduese.

Dhe në ktë qëllim ai ka zgjedhur të hyjë nga penxherja. Lajmi që do të rihapë gazetën e ish komunistëve “Zëri i Popullit”, është doreza që do të hapë penxheren që i duhet të rifutet tek godina nga doli.  Dhe nuk e ka keq. Me këtë sipërmarrje, ai mbledh reth vetes nostalgjikët e komunizmit të cilët nuk janë të pakët.  Duke qënë me origjinë nga Kurveleshi, zemra e asaj që në referencat politike quhet Zona e Parë Operative,  nuk është e thënë që mos të ketë ndjekës. Ndjekës që do ti rrinë pas derisa të mos ketë bërë shizmën me PS. Dhe Tahiri nuk ka pse e bën këtë shizmë. Duke u bërë faktor elektoral dhe me ndjekës, do të jetë një faktor edhe në sytë e Ramës i cili nuk neglizhon asnjë të tillë.

LEXO DHE :  Atmosferë festash në Tiranë, ndizet pema e Vitit të Ri

Ndërkohë kjo lëvizje i intereson edhe Edi Ramës. Ai e ka të qartë që reformat e tij vetëm socializëm nuk vijnë erë. Sado refraktarë të jenë votuesit e tij ndaj dhimbjeve ekonomike për hatër të partisë, atij i duhet një strumbullar që mos të ketë rrjedhje votash. Në disa nga të shkuarat ai ia ka dalë të diversionojë rradhët e kundërshtarëve apo shpalosë flamurë fallco që kanë shpërndarë forcën e kundërshtarëve apo neutalizuar atë brenda rradhëve të tij. Tashmë ajo që ai ka frikë është një largim i krahut konservator të PS apo indiferentizëm të tij në zgjedhjet e rradhës. Ndaj ku më mirë sesa nën flamurin e “Zërit të Popullit” mund ti mbledhë dhe ku do gjejë organizator më të zotë; mirëkuptues dhe me para sesa Tahiri për të bërë këtë punë. /dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.