Reagimeve për audiopërgjimin e publikuar ditën e sotme në lidhje me vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj i është bashkuar edhe nënkryetari i PD-së Edi Paloka. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Paloka pyet nëse quhet apo jo familje mafioze ajo e Xhafajve. “A quhet familje mafioze kjo…? Fatmir Xhafaj , hetues i diktaturës, Ministër i Drejtësie, kryetar i komisionit te ligjeve, kryetar i komisionit te reformës ne drejtesi sot Ministër i Brendshëm”, shkruan Paloka.V.D/Dritare.net/