Çështja Xhafaj, opozita pritet të bllokojë seancën plenare

Ashtu si çdo të enjte Kuvendi  do të mblidhet në orën 10:00, por seanca e sotme pritet të ketë debate të forta, të cilat do të lidhen me çështjen Xhafaj.

Në rend të ditës është parashikuar të bëhet edhe betimi i deputetit më të ri të Republikës së Shqipërisë, Spartak Braho, i cili zëvendësoi Saimri Tahirit, pasi ky i fundit hoqi dorë nga mandati. ndërsa ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

LEXO DHE :  Video/ Rama: Ja pamjet nga udhëtimi i parë me Air Albania!

Megjithatë ditën e sotme opozita ka lajmëruar se nuk do të lejojë që të zhvillohet një seancë normale, pa dhënë dorëheqjen ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili sipas opozitës ka përgjegjësi morale dhe penale për vëllain e tij Agron Xhafaj, i cili është dënuar nga gjykata italiane. V.D/Dritare.net/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.