Çështja Toyota Yaris/ Nis seanca gjyqësore për 4 të arrestuarit

Mëngjesin e sotëm kanë dalë përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, 4 të arrestuarit për 3.4 milionët e eurove të sekuestruara në portin e Durrësit.

Ndërkohë, prokurori i çështjes ka dhënë urdhër që, seanca për të rivlerësuar masën e sigurisë ndaj 4 të arrestuarve do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi ka të dhëna që mund të dëmtojnë hetimin.

Mësohet se, të arrestuarit për paratë e gjetura në makinat, “Toyota Yaris”, janë: Edi (Eduart) Lika, pronari i subjektit transportues, djali i tij Klevis Lika, 19 vjeç që shoqëronte drejtuesin e kamionit në udhëtim dhe shoferi i kamionit Agim Ceka. I arrestuar është edhe Alban Mollaymeri.

LEXO DHE :  20 foto të mrekullueshme, që do ju habisin

Ndërkaq, për rastin e 3.4 milionë eurove në dy makina “Toyota Yaris”, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letër-porosi në 3 shtete, Gjermani, Belgjikë dhe Angli, nga ku pritet të merret informacion i detajuar./K.C/Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.