Çështja e teatrit, Nishani i kujton Ramës dhe Veliajt: Nuk jeni pronarë të tokës, por administrator
E Enjte 14 Qershor 2018, 14:02
Dritare.net
Nishani thotë se Rama e Veliaj janë vetëm administratorë e jo pronarë të tokës në Tiranë. Ja çfarë shkruan ai në statusin e tij në “Facebook”
Statusi i Nishanit
Qesharake deri në neveri!
Qeveria dhe Bashkia Tiranës thonë se:
“po japim tokën siç bëjnë të gjithë pronarët dhe do marrim përqindjen të përkthyer në teatër të ri” !!!!
Ore, po nuk jeni pronarë të shtetit, pronës publike dhe pushtetit.
Jeni administrator të përkohshëm të tyre.
Po ringjallin sojin e Haxhi Qamilit, mu në mes të Tiranes. V.D/Dritare.net/