Çështja ‘Babale’/ Xhafaj: I takon drejtësisë, PD zgjodhi partnerë llumin e këtij vendi

Sapo përfundoi takimin me zv.presidentin e Policisë Kriminale Gjermane, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka folur për gazetarët në lidhje me çështjen ‘Babale”.

Xhafaj u shpreh se, këtë çështje e ka lënë në dorë të prokurorisë që të zgjidhet. Pasi detyra e tij, sipas ministrit është t’i shërbejë popullit dhe të merret me luftën ndaj krimit. Ai gjithashtu tha se, opozita ka dalë krah krimit, duke sulmuar policinë.

“Boll kam bërë komente për këtë çështje, se i takon drejtësisë. Kam kulturën që të respektoj autoritetet e drejtësisë. Kjo çështje është një çështje që po hetohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i takon drejtësisë të japë verdiktin për ketë çështje. Unë jam Ministër i Brendshëm, jam në këtë detyrë vetëm më një qëllim tu shërbej qytetarëve, jam i fokusuar në përgjegjësitë e mia, në luften ndaj krimit të organizuar, kam përzgjedhur dhe partnerët e duhur, ndër të cilët edhe partnerët gjermane. Pala tjetër ka zgjedhur rrugën që t’i dalë krah krimit duke sulmuar policinë, operacionet dhe strukturat e angazhuar në luftën kundër krimit. Ka zgjedhur instrumente të gabuar për të baltosur dhe partnerë të gabuar llumin e këtij vendi.”- tha Xhafaj.

LEXO DHE :  28 vjet nga themelimi i PD/ Basha: Një ndryshim i madh po lajmërohet

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.