Ceremonia mortore e Kacifës/ Nisen 9 autobusë, nga Greqia drejt Bularatit

Të enjten do të zhvillohet ceremonia mortore për Kostandinos Kacifën, të vrarë rreth 2 javë më parë, në Bularat. Ndërkohë mediet greke raportojnë se, rreth 9 autobusë janë nisur drejt Bularatit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të  35-vjeçarit.

‘Ant 1’ raporton se, nga qendra e Athinës, Stathmos Larisis, ku janë zyrat turistike Greqi-Shqipëri nisen këtë të mërkurë në orën 21:30 dhe 23:00 me orën lokale, 9 autobusë gjithsej, disa prej të cilëve do të bëjnë ndalesa të ndryshme nëpër rrethe të Greqisë. Ndërkohë disa automjete të tjera kanë arritur pasditen e kësaj të mërkure në kufirin greko-shqiptar./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Fotoja epike e Bill Gates, në radhë për një hamburger

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.