Ceremoni për Frashërin, sekretari i LANÇ kërcënon Ramën: Do vuajë pasojat

Në emisionin “Dritare me Rudinën” ditën e sotme në News24, ku po diskutohen qëndrimet e Mid’hat Frashërit gjatë Luftës së Dytë Botërore, disa orë para mbërritjes së eshtrave të tij, pjesë e diskutimit ishte dhe Odise Porodini, sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Veterenavë të LANÇ (Lufta Anti-Naziste Clirimtare).

Porodini foli me fjalë të ashpra ndaj Frashërit, duke e quajtur kriminel. “Duhet të ishte pushkatuar si tradhtar i popullit shqiptar,” tha ai.

LEXO DHE :  Ambasadorja e SHBA: Kjo është koha juaj për të bërë historinë për Shqipërinë

“Mid’hati në veprimtarinë politike, ishte kundër vendit. Nuk meriton ceremoni shtetërore. Merita ka vetëm për veprimtarinë krijuese. Rama të mendohet mirë se do të përballet me pasojat. Vendimet për veprime të mëtejshme do i marrin strukturat tona. S;jemi aspak dakort për ceremoninë e kthimit të eshtrave. Nëse bëhet ceremoni mbani parasysh pasojat,” u shpreh ai./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.