Celulari i grupit të Admir Murataj çohet në Izrael për ekspertizë. Ja detajet e hetimit!
Dritare.net
Shpresa më e madhe mund të jetë një telefon celular i gjetur në vendin e vrasjes së Admir MUrataj, telefon i cili do të dërgohet jashtë vendit për të çkoduar të gjitha bisedat dhe sms-të e kryera gjatë 6 muajve të fundit.
Burime zyrtare nga organi i akuzës konfirmojnë për Vizion Plus, se ai është një celular i thjeshte dhe i pakoduar, dhe nga kontrolli paraprak që i është bërë, ka rezultuar se nuk ka pasur të regjistruar asnjë thirrje zanore që do të ishte me vlerë për grupin hetimor. Për këtë fakt, thanë burimet, aparati celular do të dërgohet në Izrael për të hedhur më shumë dritë mbi bashkëpunëtorët e Admir Muratajt.
Nga ana tjetër “A2 cnn” raporton se në brendësi të makinës që dyshohet se përdorën grabitësit e miliona eurove në Rinas, nuk janë gjetur gjurmë biologjike që do të çonin në zbulimin e autorëve.
Një provë tjetër mund të jetë edhe makina me mbishkrimin “Hetimi tatimor”. Hetuesit po punojnë për të gjetur servisin ku mund të jetë modifikuar shasia e mjetit, të cilit i ishte vendosur një shinë treni./ I.M-Dritare.net