Çelja e negociatave/ Markoviç: Do t’ju mbështesim
Dritare.net
“Sot në Shkodër, unë e kam të njëjtën ndjesi, sikur jam në shtëpinë time. Ky vit ka sjellë mjaft vëmendje në rajon. Mund të jemi të kënaqur për intensifikimin e dialogut. Jam i bindur që mund të bëhet më shumë. Ne duhet të punojmë në shtëpinë tonë. Kam dëshirë që të urojë Shqipërinë për vendimin e BE për vendosjen e datës së çeljes së negociatave. Konfirmoj gatishmërinë e Malit të Zi dhe do të ofroja përvojat e veta. Për këto 6 vite që jemi në procesin e BE, Mali i Zi ka hapur 6 stade për negociatat dhe kemi mbyllur 2. S’duhet harruar se pse jemi në procesin e integrimit të BE, jo vetëm për të hyrë aty, por për të qenë pjesë e saj. Duhet të shohim para. Përveç anëtarësimit në BE, vend i rëndësishëm i takon edhe zhvillimit të marrëdhënieve fqinjësore. Synojmë intensifikimin e bashkëpunimit mes vendeve tona. Posaçërisht duhet të përpiqemi që të avancojmë bashkëpunimin ekonomik. Afërsia gjeografike dhe struktura ekonomike e ngjashme mund të kontribuojmë në realizimin e projekteve të investimit”, -u shpreh Markoviç/ k.C/Dritare.net