Cannes 2018, Irina Shayk mahnit me fustanin e saj të kuq!
E Premte 11 Maj 2018, 12:12
Dritare.net
Tapeti i kuq filloi të mbushej me fustane mahnitëse të aktorëve, modeleve dhe të yjeve të tjerë. Irina Shayk ishte një nga yjet që padyshim shkëlqente me praninë e saj në premierën e filmit nga regjisori francez Christopher Onores "Sorry Angel".
Ajo zgjodhi të vishte një fustan t të Shtëpisë Italiane Versace, veçanërisht me dy të çara të mëdha që zbulonin këmbët e saja elegante. Irina i kishte lëshuar flokët e saj dhe i kishte kapur vetëm pak për të nxjerrë në pah vathët e saj./D.M-Dritare.net