Cameron shijon kafen e parë me familjen i zhveshur nga detyra
E Enjte 14 Korrik 2016, 19:07
Dritare.net
Ish-Kryeministri David Cameron dhe ndihmësi i tij, George Osborne janë fotografuar duke pirë kafe me dy familjet e tyre.
Këta dy njerëz dominuan Partinë Konservatore për më shumë se një dekadë dhe drejtuan vendin për gjashtë vite.
Fundin e karrierës së tyre politike ata e kanë mbyllur me një kafe afër Notting Hill.
Cameron dha dorëheqjen pas rezultatit të referendumit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Në vend të tij, si Kryeministre është zgjedhur Theresa May.
Pak orë pas marrjes së detyrës, May shkarkoi menjëherë nga detyra Osborne, i cili shpresonte që të emërohej ministër i Jashtëm.