Cakaj për rikthimin e vizave: Nuk është e mundur!

Në një intervistë, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj është shprehur lidhur me vendimin e parlamentit holandez për të rikthyer vizat me Shqipërinë. Ai ka theksuar se një veprim i tillë është i pamundur dhe se ministria e tij do merret seriozisht me këtë çështje.

“Vendimi i marrë nga parlamenti holandez është i motivuar politikisht. Kjo për shkak të zgjedhjeve në Holandë, ku ka parti me qaje përjashtuese ndaj vendeve që nuk janë anëtare të BE dhe ka rritje të populizmit të djathtë. Në këtë vendim të parlamentit holandez ndikon rritja e kërkesave për migracion, si dhe rritja e kërkesave për azil. Faktor tjetër është edhe cenimi i sigurisë së publike të Holandës dhe shteteve të tjera në BE. Presim që Komisioni Europian të japë përgjigje negative ndaj vendimit të parlamentit holandez. Vendimi i marrë nga parlamenti holandez nuk duhet të cënojë për asnjë moment raportet mes Holandës dhe Shqipërisë.  Shqipëria ka nevojë për dy dialogje, dialogun e jashtëm dhe dialogun e  brendshëm. Kriza aktuale prodhon një problem të trefishtë. Nuk i kontribuon imazhit pozitiv të Shqipërisë, reformave të nevojshme dhe hapjes së negociatave. Pavarësisht kësaj situate Qeveria nuk do heqë dorë për hapjen e negociatave. Ne presim një rekomandim pozitiv”, ka deklaruar Cakaj./D.B/Dritare.net

LEXO DHE :  Grabitja në Rinas/ Policia rrethon Krujën, kontrolle në banesat e Veselit e Piklit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.