Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është takuar me presidentin Bujar Nishani në ambientet e Presidencës. Takimi ka zgjatur rreth 20 minuta, në fokus të cilit ka qenë Byroja Kombëtare e Hetimit, projektligji i së cilës u miratua të mërkurën në mbledhjen e qeverisë. Pas takimit me Nishanin, Meta do të takojë në "Vilën 30" aleatin e tij në qeverisje, kryeministrin Rama së bashku me njësinë e koordinimit të koalicionit. Në këtë takim Kryeministri Rama shoqërohet nga Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe deputeti Taulant Balla, ndërsa mësohet se i pranishëm është edhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Përsa u përket kundërshtimeve të opoztës për draftin, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri drafti është pranuar nga Partia Demokratike me ndërmjetësimin e amerikanëve më 8 shkurt. Por opozita shprehet se data 23 dhjetor është dita e fundit kur Partia Demokratike ka komunikuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.