Bushati takon Mikser: Estonia mbështet hapjen e negociatave me BE
E Mërkurë 7 Shkurt 2018, 15:03
Dritare.net
Ministri Bushati e njohu kolegun e tij me hapat konkretë të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e reformave dhe në përmbushje të prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave për anëtarësim.
Ministri Mikser duke vlerësuar progresin e bërë në vend, rikonfirmoi mbështetjen e Estonisë për hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE, në vijim të rekomandimit të Komisionit Evropian. Ministri Mikser ofroi gadishmërinë e Estonisë për të ofruar ekspertizën e saj konkrete në procesin e negociatave./d.m-dritare.net