Bushati nga Shkodra: Shqiptarët duan punë dhe jo rrëmujë

Në Shkodër sot qytetaret u thirrën në dy aktivitete, i pari Panairi i Punës dhe aktiviteti tjetër protesta e thirrur nga Partia Demokratike.

Kjo e fundit nuk surprizoi aspak me pjesëmarrjen e ulët të mbeshtetësve. Po te shtosh këtu edhe faktin se PD priste që në qytetin verior të ishte i pranishëm edhe Kryeministri Rama, ndaj të cilit u thirr kjo protestë.

Por, përveç pjesëmarrjes së ulët në protestat e demokratëve, e cila nuk përbën më lajm, sot qytetarët shkodranë i apeluan Lulzim Bashës të kërkojë falje për veprimet e tij.

Sy me sy, me zë dhe figurë, në sheshin ku i kishte mbledhur vetë PD për të protesuar kundër Ramës, shkodranët e drejtuan gishtin te Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, qeveria kishte planifikuar sot në Shkodër hapjen e Panairit të Punës për rajonin e veriut.

LEXO DHE :  Berisha: Kristali dhe Vitrina nuk ishin universitete, por shkolla profesionale

Sipas ministrit Bushati, pjesëmarrja ka qenë masive dhe kjo është përgjigja më e mirë për opozitën, që siç e cilëson ai, po kërkon rrëmujë e kaos.

“Pjesëmarrja masive në Panairin e Punës për rajonin e veriut në #Shkodër demonstron qartë se Shqipëria është në punë e jo në rrëmujë, drejt zhvillimit e progresit dhe jo në kaos.

Ne jemi të angazhuar për të krijuar një sinergji pozitive ndërmjet kërkesave të tregut të punës dhe arsimit profesional duke krijuar kësisoj një perspektivë zhvillimore për vendin dhe treg të përshtatshëm për investime.

Faleminderit @ArbenAhmetaj dhe ekipit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe partnerëve ndërkombëtar për organizimin e Panairit në #Shkodër”, shkruan ai në rrjetin social. V.D/dritare.net/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.