“ Në rast se kemi rënë dakord në 2016 për këtë sistem drejtësie nuk mund të bëhemi sot pishman duke nxjerrë lloj lloj argumentesh.
Në rast se opozita që qëndroi 3 muaj në çadër për të kërkuar garanci shtesë për procesin e administrimit zgjedhor, Kuvendi i Shqipërisë ka krijuar komision ad hoc për reformën zgjedhore.
Unë i kam shkruar letër në emër të qeverisë shqiptare misionit të OSBE/ODIHR duke i kërkuar asistencë për këtë proces që ka nisur në mënyrë që të adresojmë të gjitha çështjet.
Së treti, i kërkojmë opozitës të mos hedhë baltë për Shqipërinë sepse është situatë paradoksale që të vijë ministri i Brendshëm i Italisë në Shqipëri që të vlerësojë Shqipërinë për rezultatet në luftën kundër kanabisit dhe opozita të bëjë të kundërtën.
Opozita të mos e shohë procesin e integrimit evropian si kërcënim ndaj saj, përkundrazi. Në rast se do të isha në opozitë do t'i sugjeroja opozitës që të ishte më aktive në këtë proces.”,-deklaroi Bushati./ I.M-Dritare.net