Burri masakron ish-bashkëshorten në sy të nipave dhe mbesave
E Diel 20 Maj 2018, 20:08
Dritare.net
Bëhet fjalë për një çift shqiptar nga Kosova, të cilët prej vitesh jetonin të ndarë. Dëshmitarët thanë për mediat vendase se janë përpjekur ta ndalojnë burrin por pa sukses.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka ardhur në ndihmë 59-vjeçares, por ajo nuk ka mundur të mbijetojë, duke humbur jetën.
Një dëshmitare që duket se është familjare e viktimës, thotë se ajo është therur nga ish-bashkëshorti. Ai e kishte përcjellë dhe pastaj e kishte therur”, transmeton albinfo.ch.
Viktima ishte nisur të shkonte në park me nipërit dhe mbesat e saj. “Kush mund të mendonte se ai ishte aty”, thotë dëshmitarja./d.m-dritare.net