Burg për Babalen, reagon Rama: Autorët dhe pagatorët duhet të paguajnë krimin
E Shtunë 6 Tetor 2018, 16:04
Dritare.net
Rama ka përshëndetur vendimin e Prokurorisë, e cila kërkoi arrestimin e Albert Veliut, që njohet si dëshmitari X, ose “Babalja”, dhe gjithashtu kërkoi si detyrim paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashin.
“Uroj që arrestimi i aktorëve të Babale 1 të jetë fillimi,jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë!Pas mjeranëve të paguar për t’u përgjuar, qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund?”, tha Rama./ I.M-Dritare.net