Policia e Bulqizës ka vënë në pranga 29-vjeçarin Denis Havalja, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 13 vjeçare nga fshati Fushë-Bulqizë. Autori ka marrë në automjetin e tij të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, shtetasen e mitur M.D, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale. Ndërkohë vajza është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.