Bularati/ Reagon policia: 44 grekë janë kthyer në kufi, 12 janë shoqëruar, 2 janë proceduar

Policia e shtetit ka reaguar në lidhje me ngjarjet e ditës së sotme në Bualrat të Gjirokastrës.

Sipas policisë nuk u është lejuar hyrja  në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat. Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrejtjen.

Njoftimi i plotë

Gjatë mesditës së sotme, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull, Gjirokastër u zhvillua ceremonia mortore e të ndjerit K.K.

Policia e Shtetit, për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë mortore, si dhe shmangjen e incidenteve të mundshme që mund të lindnin nga prezenca e personave me prirje ekstremiste, mori një sërë masash parandaluese.

Në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije, Policia ka kryer kontrolle të imtësishme të personave, të cilët vinin nga Greqia për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në Bularat.

LEXO DHE :  Foto/ Këto janë zgjidhjet më brilante, të problemeve!

Si rezultat i kontrolleve, nuk u është lejuar hyrja  në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrjetjen.

Gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar  elemente që kanë shpërdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.

Në përfundim të ceremonisë nga ana e Policisë janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër 12 shtetas.  Ndaj personave të shoqeruar po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale nga Prokuroria.

Theksojmë faktin mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke ka pasur një bashkëpunim mjaft të mirë për parandalimin e hyrjes së personave me prirje ekstremiste.

Policia Greke kishte marrë masa shtesë në Kakavijë dhe është treguar bashkëpunuese me Policinë Kufitare të Kakavijes./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.