Bruksel/ Balla: Nëse akuzat e PD janë të vërteta, të më bëhet gjyqi këtu

Ndërsa opozita braktisi mbledhjen e Parlamentit Evropian, kreu i Grupit Parlamentar, i PS-së në Shqipëri, Taulant Balla ka vendosur të flasë, pas incidentit.  Balla u shpreh se, betejat mes kampeve politike, duhet të lihen në Shqipëri.

Ndërkohë, Balla tha se, nëse akuzat e Pollos do të ishin të vërteta, ishte i gatshëm t’i bëhet gjyq, në Bruksel.

 “Ne duhet të lëmë betejat tona në Shqipëri, dhe këtu të bashkojmë forcat me ju. Nëse 1% kaq është shumë 1 në 1 mln nga gjithçka sa tha z. Pollo jam gati të më bëhet gjyqi këtu. Ata duhet të votojnë bashkë me mua ligjin e Magjistraturës. Dy vite me parë votuam reformën në drejtësi. Ishte Kukan, Fleckenstain, por ka shumë ligje në parlament që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament kolegët ne parlament duhet të kuptojnë se nëse duan të vijnë në pushtet vihet me zgjedhje të lira. Ndryshimi nuk behet me marrëveshje por përmes votës se popullit dhe te kesh zgjedhjet e lira. Ndryshimi nuk behet me marrëveshje por përmes votës se popullit dhe te kesh zgjedhjet e lira ne thamë se duhet te bëjmë ndryshimet ne kodin zgjedhor. Drafti është këtu, unë dua t’ju jap një kopje gjithçka është aty nga A te ZH. Vettingu po vazhdon gjysma e tyre që e kanë kaluar, për fat të keq ose për fat të mirë. Faleminderit për angazhimin tuaj. Ju e doni vendin tim më shume se opozita jonë.”, -tha Balla./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Rama: Meta e dekreton Lleshin ministër deri të premten

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.