Britma dhe lot, vëllezërit e mitur ndahen pas divorcit të prindërve
Dritare.net
Olsi dhe Oltion Sadria kishin kundërshtuar ndarjen nga njëri-tjetrit dhe kërkonin që të bashkoheshin prindërit, por një gjë e tillë duket se ishte e pamundur teksa përmbaruesi Besnik Shima sipas vendimit të Gjykatës ka lënë vëllain e madh me të atin ndërsa, i vogli iu rikthye nënës.
I mituri Olsi Sadria është pyetur në prani të psikologes nëse do të qëndronte me të atin apo do shkonte tek nëna ashtu siç kishte vendosur Gjykata. Pasi herën e parë ai pohoi se do të qëndronte me të dy prindërit dhe vëllezërit, dy herë të tjera tha se do qëndronte me të atin, por në pyetjen e trete ai është përgjigjur se do të qëndronte me nënën, pohim të cilit i ka qëndruar deri në përfundim të ekzekutimit të vendimit gjyqësor nga ana e Përmbarimit.
Ka mjaftuar kjo që të shpërthente vëllai i madh, 15-vjeçari Oltioni, i cili mes britmave ka kundërshtuar ndarjen nga i vëllai, por kjo s’ka mjaftuar të ndryshonte asgjë në situatë plot tension mes prindërve të tij që mes akuzave pas divorcit të tyre, arritën të ndanin dhe dy vëllezërit. Çifti, Gëzim Sadria dhe Valmira Kola janë ndarë prej afro tre vitesh si pasojë e mosmarrëveshjeve për shkak të mënyrës së jetesës, ndërsa kjo situatë po lë gjurmë të pashlyeshme të dy të miturit, që tashmë do të jetojnë mijëra kilometra larg njëri- tjetrit./L.P./BW