
Disa ditë pas sulmit që SHBA-t së bashku me aleatët, kryen ndaj Sirisë, duket se Britanisë së Madhe i ka hyrë frika. Zyrtarët e inteligjencës në GCHQ dhe Ministrisë së Mbrojtjes janë në gatishmëri për të goditur përsëri nëse Kremlini nis luftën kibernetike. Sekretari i Jashtëm Boris Johnson pranoi dje kërcënimin, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar duhej të merrte “çdo masë paraprake të mundshme” për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.
Ekziston frika se sistemet vitale të transportit, furnizimet me ujë, rrjetet e gazit, bankat, spitalet dhe madje edhe kontrolli i trafikut ajror mund të sulmohen nga Rusia në përgjigje të sulmit ndaj objekteve të armëve kimike të Bashar al-Assad, raporton Daily Mail.
Sipas burimeve të Inteligjencës britanike ekziston frika se hakmarrja mund të përfshijë publikimin në internet të të ashtuquajturit ‘kompromat’, i cili është një informacion komprometues për deputetët apo figura të tjera publike. V.D/dritare.net/
Komentoni