Britania mbyll kufijtë, May: Po, ky do të jetë fundi i lëvizjes së lirë për evropianët!

Kryeministrja britanike Theresa May në një shënim të gjatë në facebookun e saj ka folur për BREXIT duke lëshuar edhe deklarata të forta.

Ndër të tjera May shkruan se nuk do të lejojë më evropianët të vijnë në Britani për të kërkuar punë.

“Nuk do të lejohet më ardhja e njerëzve nga Europa në Britani me mundësinë e largët që ata të gjejnë punë” shkruan May , transmeton dritare.net. 

 

“A do të thotë fundi i lirisë së lëvizjes? A do të jemi në gjendje të nënshkruajmë marrëveshjet tona tregtare? Dhe a do të jetë Britania e Madhe jashtë juridiksionit të Gjykatës Evropiane?

Jam shumë e kënaqur të them përgjigjet janë shumë të thjeshta: po, po dhe po.

Së pari, do të thotë një fund i vërtetë i lirisë së lëvizjes.

Nuk do t’u lejohet njerëzve të vijnë këtu nga e gjithë Evropa në rast se nuk mund të gjejnë punë.

Ne gjithmonë do të mirëpresim profesionistët e aftë që ndihmojnë shtetin tonë të lulëzojnë, nga mjekët dhe infermierët tek inxhinierët dhe sipërmarrësit, por për herë të parë në dekada, ne do të kemi kontroll të plotë të kufijve tanë.

LEXO DHE :  Kroacia dorëzohet/ Pogba shënon golin e tretë të jashtëzakonshëm

Dhe do të jetë Britania e Madhe, jo Brukseli, që vendos se kush duhet të lejohet të jetojë dhe të punojë këtu.

Së dyti, ne do të kemi politikën tonë plotësisht të pavarur tregtare, vendin tonë në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe aftësinë për të vendosur tarifa dhe për të zgjidhur tregtinë me këdo që na pëlqen.

Mallrat dhe shërbimet britanike janë në kërkesa të mëdha ndërkombëtare, prandaj nuk është çudi që vendet po bëjnë radhë për të bërë marrëveshje tregtare me ne pasi të lëmë BE.

Ne kemi diskutime të mira me vendet ku do të synojmë të nënshkruajmë marrëveshje tregtare, përfshirë SHBA-në, siç do të diskutoj me Presidentin Trump kur ai të mbërrijë në Britani të Madhe të enjten.

Së treti, plani ynë do të marrë përsëri kontrollin e ligjeve tona.

Ne nuk do të jemi më nën juridiksionin e Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian.

Thënë thjesht, rregullat e tilla të BE-së nuk do të aplikohen automatikisht dhe drejtpërdrejtë në Britani të Madhe – Parlamenti do të ketë fjalën e fundit.”-shkruan May në facebook./ I.M-Dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.