Britani/ Qëllohet me armë deputetja laburiste
Dritare.net
Deputetja laburiste, 41 vjeçe, është sulmuar me një thikë, por mësohet se ajo është qëlluar edhe me armë zjarri.
Në të shkuarën, Cox ishte marrë me konfliktin sirian. Gruaja është transferuar në helikopter në spitalin e Lidsit. Sipas BBC, gjatë sulmit ndaj saj është sulmuar edhe një burrë. Pas ngjarjes, policia angleze ka arrestuar një 52-vjeçar si autor i dyshuar i ngjarjes. Kryeministrin Camerron është shprehur i shqetësuar për këtë ngjarje.
Para se të rrezohej e përgjakur në rrugë mes dy makinave të parkuara, deputetja laburiste ka luftuar me agresorin e saj. Kështu tregon një dëshmitar okular, duke thënë se e kishte individualizuar keqbërësin, i cili mbante veshur një kapelë bejsbolli dhe që në një farë mënyrë deputetja ishte përpjekur ta ndalonte, por ai arriti të nxjerrë nga çanta një armë zjarri dhe ta qëllojë.
Gjatë përleshjes, dëshmitari ka parë të përfshirë edhe një tjetër person, i cili ndoshta është përpjekur të bllokojë autorin dhe që rezulton të jetë mes të plagosurve.