Britani/ Më shumë se 450 pacientë humbën jetën, pasi janë kuruar me qetësues në mënyrë të gabuar

Më shumë se 450 pacientë kanë humbur jetën në Gosport War Memorial Hospital, në Britaninë e Madhe, pasi kishin konsumuar qetësues dhimbjesh shumë të fortë.
Sipas një raporti, të një paneli ekspertësh të pavarur, këtyre të sëmurëve ju është shkurtuar jeta, pasi këto medikamente nuk janë dhënë në mënyrën e duhur dhe në masën e duhur, madje besohet se 200 persona të tjera kanë humbur jetën prej këtij shkaku, por që deri më sot nuk dihej.
Në raport thuhet se është bërë një nënvlerësim i jetës njerëzorë për pacientët e këtij spitali nga viti 1989 deri në vitet 2000.
Në raport thuhet se në këtë spital kishte një regjim , i cili ishte bërë standard, ku pacientëve ju janë injektuar doza të mëdha nga këto medikamente, të cilat nuk kanë qenë klinikisht të aprovuara nga spitali Hampshire.
Lidhur me këtë skandal ka reaguar edhe kryeministrja e Britanisë së Madhe, Tereza May, e cila u ka kërkuar ndjesë familjarëve të atyre që kanë humbur jetën, ajo ka thënë se për këtë çështje janë duke u bërë hetime dhe sapo të këtë një përgjigje do merren dhe vendimet. V.D/Dritare.net/

LEXO DHE :  Dasma e Gjikos dhe Elitës po afron, moderatorja tregon pajën

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.