Brisida Gjikondi: Qeveria, metoda djallëzore me qytetarët e Unazës së Re

Avokatja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi e konsideron djallëzore mënyrën se si qeveria sillet me banorët e zonës së Unazës së Re.

Gjigondi: Po ta shikosh në plan të gjerë ky është vërtetë si një film horror. I ka të gjitha elementët e një paligjshmërie ekstreme. Të gjithë kemi interes të bëhen rrugë të reja, por qeveria e tanishme ka një mënyrë dallëzie të komunikimit me qytetarët që hiqet sikur ka interesa publike dhe fsheh interesa të mëdha private. Kjo fyen jo vetëm intelektin e shqiptarëve që nuk kanë njohuri të thella ligjore, por edhe shqiptarët që kanë një lloj formimi juridik. 

T’u vësh shtëpive një kryq, kur shteti i ka lejuar pavarësisht nëse është i majtë apo i djathtë. Të vësh një vijë të kuqe si ylli i Davidit në Luftën e Dytë Botërore. Kjo qeveri nuk do që qytetarët të shkojnë në Gjykatën Administrative. Shpesh herë kjo gjykatë ka dalë kundër qeverise. Ata bëjnë lajmërime gojore, që janë poshtruese. 

Të bësh lajmërim për një shtëpi ku ai ka derdhur jetën. E shikoj si një praktikë djallëzore që të mos shkojnë në Gjykatë. Që nga momenti që ke 20 vjet që jeton në atë shtëpi ti mund të shkosh në gjykatë dhe mund të marrësh taipinë. Ata kanë qenë në mirëbersim të klasës politike që u ka premtuar. Ka edhe diçka tjetër që është skandaloze. Forcat politike nuk japin asistencë. Si është e mundur që një godinë 3 katëshe dy kate janë të legalizuara, dhe një kat jo./oranews

LEXO DHE :  10 dizajne fantastike të rafteve të murit!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.