Brexit, Britania nis deportimin e shtetasve të BE-së

Zyra Kombëtare në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar qytetarët e BE-së në Britani se do të duhet të largohen nga vendi.
Në letrën e qeverisë e cila mban firmën e sekretarit të zyrës Amber Rudd, paralajmërohet të gjithë shtetasit e BE, që duhet të marrin parasysh edhe largimin nga Britania.
“Këta shtetas kanë të drejtën e udhëtimit lirisht në të gjithë BE-në dhe mund të vizitojnë, jetojnë, studiojnë dhe në shumicën e rasteve punojnë në çdo shtet tjetër të unionit”,-shkruhet ndër të tjera në letër.
Një letër e datës 18 tetor i drejtohet një shtetasi rumun, dhe atij i komunikohet se i është refuzuar strehimi emergjent.
”Ju mund të largoheni duke u kthyer në Rumani ose në një shtet tjetër anëtar të BE-së, ku të gëzoni qasje në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut pa pengesa”,-shkruhet në letrën e cituar nga “The Guardian”.
Sipas The Guardian, analiza e të dhënave të qeverisë tregon se deportimet e shtetasve të BE-së janë në nivelin më të lartë të njohur, me 5301 largime nga janari deri në qershor 2017.

LEXO DHE :  Kujdes! Nëse keni këto 7 shenja, vuani nga endometrioza!

Edhe pse Thereza May ka mbajtur premtimin për të ruajtur të drejtat e qytetarëve të BE vetëm derisa ato të qytetarëve të Britanisë në pjesën tjetër të BE-së janë siguruar, Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Drejtësinë ka treguar se është përqendruar në hetimin nëse autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar po kufizojnë “të drejtën e shtetasve të BE-së për të lëvizur dhe për të qëndruar lirshëm”. Kjo drejtori pranë Komisionit Evropian ka nisur procesin e kërkimit të provave lidhur me çështjen./I.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.