Brexit/ A do preken qytetarët britanikë në BE nga mungesa e marrëveshjes?

Marrëveshja e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Brexit, ofron garanci të përkohshme për britanikët që jetojnë në vende të tjera të Bashkimit Europian, dhe po kështu edhe për qytetarëve e vendeve të BE-së që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Por marrëveshja e tërheqjes nga BE, pra Brexit, kërkon ende miratimin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar dhe nga Parlamenti Evropian për t’u bërë ligj. Dhe në këto kushte, shtrohet pyetja se “Çfarë ndodh nëse Britania e Madhe arrin afatin e 29 Marsit për Brexit, pa arritur ende një marrëveshje?”.

Sipas analistëve, një mori gjërash dhe situatash do të ndryshojnë brenda natës, sipas një skenar, që kritikët e quajnë “buzë shkëmbit”. Dhe lidhur me këtë skenar, analistët përqendrohen kryesisht tek situata në të cilën do të gjendjen qytetarët britanikëve që jetojnë në një vend tjetër të BE-së.

Rreth 1.3 milion njerëz të lindur në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë aktualisht në 27 vende të BE-së, ndërsa në Britaninë e Madhe jetojnë rreth 3.2 milionë shtetas të 27 vendeve të BE-së.

Marrëveshja e tërheqjes nga Unioni u mundëson këtyre qytetarëve që të vijojnë të kenë lirinë aktuale të lëvizjes dhe të drejta të tjera të qyetetarëve të BE-së, deri në 31 dhjetor 2020, moment kur përfundon edhe periudha e tranzicionit-Brexit.

Por nëse nuk do të ketë një marrëveshje, atëherë do të këtë pasiguri të madhe sa i takon situatës në të cilën do të gjenden britanikët që jetojnë në Francë, Spanjë, Gjermani dhe gjetkë.

Për shumicën prej këtyre qytetarëve britanikë, prioriteti do të jetë regjistrimi si banorë në vendet përkatëse ku jetojnë, por rregullat – duke përfshirë edhe afatet për dorëzimin e dokumenteve – do të jenë të ndryshme nga njëri vend në tjetrin.

Komisioni Europian, në planin e përgatitur në rast se nuk do të ketë një marrëveshje për Brexit, i kërkon 27 vendeve të BE-së që t’i përmbahen një qasje optimiste, e cila mbron të drejtat e qytetarëve britanike, me kusht që të ketë edhe një reciprocitet nga ana e qeverisë britanike, ndaj qytetarëve të BE-së, që jetojnë aty.

Sipas Komisionit Europian, “Unioni duhet të miratojë një qasje pragmatike për dhënien e statusit të qëndrimit të përkohshëm ndaj qytetarëve britanikë që jetojnë në vendet e BE-së”.

Udhëtimi

Komisioni Europian ka propozuar udhëtim pa viza për vizitorët britanikë në BE, me kusht që Mbretëria e Bashkuar të ndjekë të njëjtën linjë.

Por bazuar në deklaratat policit lidhur me marrëveshjen, nga pala britanike janë shprehur se “parimi i lëvizjes së lirë midis qytetarë të Bashkimit Europian dhe atyre të Mbretërisë së Bashkuar nuk do të zbatohet më pas periudhës së tranzicionit të Brexit”.

Sipas parimeve të “mosdiskriminimit” dhe “reciprocitetit të plotë”, të dyja palët “synojnë të sigurojnë, nëpërmjet ligjeve të tyre të brendshme, udhëtimin pa viza për vizita afatshkurtra”, nëse arrihet marrëveshja.

Megjithatë, kjo deklaratë nuk është ligjërisht e detyrueshme; por përcakton ambiciet për marrëdhënien e ardhshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE, por edhe kjo pjesë e marrëveshjes mbetet ende për t’u negociuar.

LEXO DHE :  Milo: Nëse mazhoranca është e sigurt se fiton, bujrum të shkojmë në zgjedhje

Nëse nuk do të ketë një marrëveshje, atëherë kjo deklaratë do të jetë e pavlefshme. Në këtë rast, Britania e Madhe do të trajtohet menjëherë nga BE-ja si një “vend i tretë”, pra si shtetet e tjera jo-anëtare të Unionit.

Pra, rregullat për qytetarët britanikë në BE do të jenë të njëjta si për amerikanët ose kinezët, përveç rasteve kur bëhen marrëveshje të jashtëzakonshme reciproke.

Puna dhe studimet

Mungesa e një marrëveshje do të prekë menjëherë britanikët që jetojnë aktualisht në vendet e BE-së. Ata nuk do të jenë më në kushte të barabarta me qytetarët e Bashkimit Europian, të cilët mund të lëvizin lehtësisht nga një vend i Unionit në tjetrin, për të filluar një punë të re. Pas Brexit, për britanikët do të ketë më shumë burokraci.

Për shumë punonjës së sektorit privat, lëvizja e lirë është shumë e rëndësishme, sidomos në sektorin e teknologjisë, apo disenjatorët dhe arkitektët.

Specialistët e përfshirë në projekte kërkimore pan-europiane nuk do të jetë në gjendje të lëvizin lirshëm në vende të ndryshme të BE-së.

Ende nuk është e qartë se cilat profesione apo kualifikime në Mbretërinë e Bashkuar do të njihen nga BE, dhe e anasjella. Këto janë detaje që duhet të negociohen.

Sipas marrëveshjes së tërheqjes, studentët britanikë që ndjekin studimet në një nga vendet e Unionit, mund të vazhdojnë nën sistemin aktual. Por, që nga viti 2021, ata mund të përballen me tarifa shumë më të larta për shkollim, siç aktualisht i paguajnë studentët që janë nga vendet jashtë Unionit. Vetëm Gjermania dhe Norvegjia (që zbatojnë rregullat e BE-së) ofrojnë mësim falas për studentët ndërkombëtarë.

Kujdesi shëndetësor

Mosarritja e një marrëveshje mes Britanisë së Madhe dhe BE-së për Brexit, nënkupton se reciprociteti aktual mes dy palëve sa i takon kujdesit shëndetësor, nuk do të aplikohet më. Pra do të kërkoheshin sigurime shtesë në rastet e trajtimeve shëndetësore, për qytetarët e BE që jetojnë në Britani, dhe anasjelltas.

Sigurimet shoqërore dhe pensionet

Nëse Britania nuk arrin një marrëveshje, atëherë qasja për përfitimet nga paketa e vendeve pritëse të emigrantëve, do të ndryshojë. Po kështu, do të ndryshojë edhe çdo marrëveshje bilaterale për sigurimeve shoqërore që Bashkimi Europian ka me Mbretërinë e Bashkuar.

Në BE, kontributet e sigurimeve shoqërore janë të koordinuara. Pra, dikush që ka punuar në më shumë se një shtet anëtar të BE-së mund të bëjë vetëm një aplikim në agjencinë përkatëse të vendit ku ai jeton, në momentin kur arrin moshën e pensionit. Kjo agjenci njofton çdo shtet tjetër të BE-së ku individi ka punuar, dhe kontributi total i sigurimeve që ai ka paguar, bëhet pjesë e pensionit që ky person përfiton. Por nëse nuk arrihet një marrëveshje, ky reciprocitet do të përfundojë./Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.