Brenda lokalit ku ndodhi vrasja në Bllok, viktima ishte me kancer
E Hënë 8 Tetor 2018, 21:09
Dritare.net
Avokati i Ervis Martinajt konfirmoi se në xhepin e xhupit të viktimës u gjetën dy medikamente, me të cilat ai mjekohet pasi vuante nga një lloj kanceri, ndërsa në QSUT mjekohej prej disa kohësh, madje i ishte përcaktuar edhe data për një operacion.
“Faktin që është i diagnostikuar me kancer dhe ishte në terapi e kam mësuar gjatë hetimeve, nuk ka njohje të mëparshme me të”, tha avokati.
Mjekët mësohet se i kishin thënë Gaxhajt, që kishte edhe pak muaj jetë.
Në emison janë transmetuar edhe pamje brenda ambientit ku ndodhi ngjarja./ I.M-Dritare.net
Lokali ku ndodhi vrasja ne bllok on Vidnews.