Brenda Air Force One, avionit të Presidentit të SHBA

Air Force One, është avioni presidencial më i njohur në botë, pasi me të lëviz Presidenti i SHBA në vizitat e tij jashtë vendit.

Avioni mund të kapë një shpejtësi prej 1092 km në orë, dhe është i pajisur me 4 motorë të fuqishëm.

Avioni ka një siguri jashtëzakonisht të madhe, dhe në të është i vendosur një pajisje e cila mund të bllokojë radarët e “armikut”.

Trupi i avionit është projektuar për t’i bërë ballë një shpërthimi bërthamor nga toka.

Aeroplani presidencial ka aftësinë për të mbushur edhe gjatë fluturimit që do të thotë se mund të qëndrojë në ajër për një kohë të pacaktuar. Një avion i Forcave të Armatosura mund të furnizojë me karburant në çdo moment.

LEXO DHE :  Deutsche Welle: E ardhmja, shqetësimi kryesor i studentëve

Nëse ka një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara, avioni mund të funksionojë si një qendër komanduese ajrore me akses në internet me shpejtësi të lartë .

Presidenti dhe udhëtarët shoqërues gëzojnë 4.000 metra katror hapësirë të brendshme./ I.M-Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.