Bregu: PD nuk mund t'i shpallë luftë ndërkombëtarëve!
E Martë 19 Korrik 2016, 19:07
Dritare.net
Majlinda Bregu ka mbajtur një qëndrim kundër lidershipit të PD-së, duke theksuar se PD-ja duhet ta votojë reformën në drejtësi.
“Ne duhet të dalim me një zgjidhje. Duhet ta votojmë reformën në drejtësi. Nuk mund të fshihemi pas detajeve. T’i lëmë lojërat me diverasantë. Nuk mund t’i shpallim luftë Ambasadës Amerikane”, mësohet të ketë thënë Majlinda Bregu.
Gjithashtu, Bregu është treguar kritike edhe me qëndrimet e PD-së, karshi Metës.
“PD-ja nuk mund të presë dhe të veprojë pas Metës”, mësohet të ketë thënë ajo. Ndërkohë, debatet vazhdojnë ende me dyer të mbyllura.