Bregu: Kjo reformë duhet të votohet të enjten, jetike për shqiptarët
E Martë 19 Korrik 2016, 21:09
Dritare.net
Bregu i qëndroi pozicionit të saj, se kjo reformë duhet të votohet të enjten. Ajo u shpreh kritike nga Bashës, duke thënë se nuk beson më në përralla me diversantë.
“Kjo është një reformë jetike për të gjithë shqiptarët. Kjo reformë ditën e enjte duhet të votohet. PD-ja nuk ka pse pret partitë që nuk i ka në koalicion por as edhe në spektrin e saj. PD-ja është në koalicion vetëm me qytetarin e varfër që nuk gjen drejtësi. Unë kam që fëmijë që nuk shoh më filma me diversantë. T’i lëmë këto përralla”, tha Bregu.