Brad Pitt dhe Jennifer Aniston bashkë në Como? Ja e vërteta!
E Enjte 6 Shtator 2018, 18:06
Dritare.net
Pak ditë më parë qarkulloi nëpër media të lajmi ish-çifti, Pitt dhe Aniston po kalonin pushimet bashkë në Como bashkë me vajzën e Pitt. Por shumë shpejt u zbulua se bëhej fjalë për një fake news.
Ish-çifiti nuk kanë qenë kurrë në liqenin e Komos, si të ftuar të George Clooney, shkruan Tgcom.it
Ishte vetëm një lajm i rremë, siç bën të ditur Komuna në një komunikatë
‘Na vjen keq për këtë trazirë të shkaktuar në nivel botëror dhe u kërkojmë paparacëve të cilët kanë ditë që janë vendosur jashtë vilës së Clooney, të lënë të lirë kalimin e makinave dhe atë këmbësor, sepse po verifikohen disa probleme në qarkullim’, thuhet në të. V.D/dritare.net