Botërori në rrezik, ndeshjet do të trukohen, hidhen qindra miliardë baste
E Martë 12 Qershor 2018, 23:11
Dritare.net
Normalisht që e gjithë vëmendja e të apasionuarve të basteve do jetë te ky kompeticion, ndaj dhe tregu i basteve sportive pritet të shpërthejë.
Sipas Transparency International, tregu i basteve ilegale në Azi qarkullon 400 miliardë dollarë në vit, rreth 80% e qarkullimit global.
Me Botërorin, këto shifra do të rriten ndjeshëm pasi vetëm për një muaj parashikohet që në Hong Kong të hidhen baste për rreth 68 miliard dollarë.
79 miliardë dollarë të tjera që parashikohen të hidhen në Korenë e Jugut apo shifra të ngjashme nga Singapori apo Malajzia. Të shpresojmë që Botërori të jetë i pastër./d.m-dritare.net