Borina, vajza e derës përballë

Vajza të suksesshme shqiptare ka plot, brenda dhe jashtë vendit, të cilat gjithmonë kanë treguar se dinë t’ia dalin.

Në një nga kryeqytetet më të mëdha të botës, dhe më të vështirë për të arritur sukses, Borina ka arritur t’ja dalë dhe ka ndarë historinë e saj me dritare.net.

 

 

Historia nisi kur një vajze e re iku  nga Shqipëria, duke lënë gjithçka pas, për të vazhduar më tej jetën e saj si një qytetare bote.

Borina Voko është larguar shumë herët nga Tirana, duke udhëtuar drejt Greqisë për të përfunduar studimet e larta në “Shkenca Politike dhe Kiriminologji”, në Universitetin Amerikan “Indianapolis Athens Campus”, ndërkohë që vazhdonte studimet në Tiranë për “Përkthim Interpretim”.

Pas përfundimit të studimeve ajo u kthye në Shqipëri përsëri, për të sjellë eksperiencën e saj të studimeve, dhe eksperiencën si një aktiviste e politikës shqiptare, jashtë vendit.

Por Borina u zhgënjye nga Tirana, sa i përket karrierës, dhe e la vendin për të nisur jetën e saj në Londër.

Largimin në Londër nuk e ka pasur të thjeshtë, dhe kjo është normale, sepse ishte dhe 5 muajsh shtazënë, por Borina ka ditur si të ecë përpara, pa kokën pas.

Fillimisht ka punuar përthyese, dhe punonjëse sociale, duke bërë kështu 12 orë në ditë punë.

Kjo pavarësisht se vajza ishte e vogël dhe donte kujdesin e kohën e saj.

 

 

Shkenca Politike dhe Kriminologjia ishte shkolla që ajo kishte bërë, me dëshirën se një ditë do punonte aty ku kishte piketuar.

Dhe Londra nuk është Tirana, me miq e rryshfete. Londra është kryeqyteti i mundësisë për kë ka arsimimin dhe ambicjen për t’u realizuar.

Dhe kështu ndodhi, një vajzë luftarake si ajo, nuk u tërhoq asnjë ditë.

Aplikoi 8 muaj rresht në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, pas shumë muajsh, më në fund mori përgjigjen për të cilën kishte pritur.

LEXO DHE :  Rama: Subvencionim 100% për këta studentë, por duhet të dialogojmë

Ishte pikërisht ajo ditë kur jeta e saj mori një kthesë pozitive, duke realizuar ëndrrën Britanike.

Sot ajo punon në një ndër burgjet më të rëndësishme të Londrës, në “HMP Pentonville”. Gjithashtu, ajo është pjesë e “Crown Employer” në Britani të Madhe.

Jeta e Borinës  tani është e ndarë në dy realitete, atë brenda punës dhe ajo jashtë saj. Dy realitete të ndryshme, por një dëshirë e njëjtë për t’i jetuar.

Që një femër të punojë në burg të rëndësisë së veçantë, nuk është e lehtë, Borina tregon për dritare.net se duhet karakter, fizik dhe një personalitet i fortë.

Borina nuk e kishte menduar kurrë se do arrinte kaq shpejt, të shkonte aq lart në një shtet të huaj.

Dhe pas shumë zhgënjimesh, përpara këtij suksesi ajo mendonte të dorëzohej. Por në momentin kur mendon të dorëzohesh, vjen diçka që të jep forcë për të vazhduar pa reshtur.

Jeta e saj në Londër ka pasur dhe anën mediatike. Jo rrallë herë ka pasur bashkëpunim me gazetat prestigjioze si  “The Daily Mail, The Sun, Southbank Studio” etj dhe studio të ndryshme fotografike.

 

Borina ka pozuar dhe ka qenë modele make up-i e disa kompanive kozmetike.

Në eksperiencën e saj londineze , që sapo ka nisur, ajo  do vazhdoje të takojë suksese të tjera. Borina nëpërmjet këtyre rreshtave jep një mesazh të bukur, për të gjithë ata që nuk besojnë se do arrijnë të bëhen kush duan.

“Mos u dorëzo kurrë në rrugën tënde për të arritur ëndrrën. Se edhe po nuk shkove ti tek ëndrra, ajo do vijë tek ti një ditë. Por ti guxo, lëviz, ndrysho, arsimohu, përmirësohu dhe bëhu nënë”. – ky është mesazhi i Borina Voko për vajzat e faqes./ dritare.net

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.