Është hedhur një bombë në oborrin e shtëpisë së Drazhen Stojkoviqit – Drazha, në rrugën “Luje Braja”, në Lagjen e Boshnjakëve. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit. Dyshohet se shkaku i hedhjes së bombës është se Drazha ka bërë foto me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij te muri që është ngritur pranë urës së Ibrit. Këto burime bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhe rreth orës 21:15, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Drazha është nga Peja dhe jeton në Lagjen e Boshnjakëve me bashkëshorten dhe tre fëmijë.